Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti e ka cilësuar si lajm të mirë vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave.

Alimehmeti thotë se sipas raportit të ECDC, fëmijët nuk janë në risk të shtuar ndërsa shkollat nuk janë ambiente që shtojnë transmetimin komunitar.

Mjeku thotë se duhet shfrytëzuar ky muaj për përmirësme të mëtejshme në luftën ndaj COVID-19.

STATUSI NGA ILIR ALIMEHMETI

❗Lajmet e mira nuk paskan te sosur sot!

Kuptohet me kujdes dhe duke shfrytezuar kete muaj per permiresime te metejshme por….

🙏SHKOLLAT PO HAPEN!🙏

Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020 e thote qarte:

🙏Femijet nuk jane ne risk te shtuar dhe shkollat nuk jane ambjent qe shton transmetimin komunitar.

Forca miq!

Dielli lind gjithmone!