Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare, jashtë shtetit në Tiranë pas marrjes së detyrës së kryeministrit të Kosovës.

Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama, në një ceremony mireseardhje në pallatin e brigadave . Kryeministri Edi Rama, në takimin e Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Kosovës, theksoi se ky vit do të shërbejë si “yll orientues të rrugës sonë të përbashkët krah për krah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës vlerësoi mbështetjen e popullit të Shqipërisë. Rama deklaroi se më 27 Nëntor do të finalizohet projekti i bashkimit doganor në portin e Durrësit. Gjithashtu është rënë dakord për të mbajtur një seli konsullore dhe diplomatike për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë .

Artikulli paraprak“VJESHTË 2017”, SEKUESTROHET PASURIA
Artikulli tjetërVDEKJA E 16 VJEÇARIT, ARRESTOHET SHOQËRUESI PËR PESHKIM TË PALIGJSHËM