Ujërat e zeza janë aktualisht ndotësit më të mëdhenj të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

Kreu i Shoqatës së Menaxhim–Peshkimit Ali Harusha thotë se përvec dëmtimit që poi bëhet gjallesave peshkore një situatë e tillë po rrit e kthen këtë pasuri në një kënetë.

Harusha tregon edhe për një projekt të përbashkët me Malin e Zi që ekziston në Bashkinë e Shkodrës për thellimin e Lumit Buna i cili do ti shërbente të dy vendeve për mbrojtjen nga përmbytjet, por sipas tij ky projekt endet nëpër sirtare.

Ai ka edhe një apel për të gjithë qytetarët shkodranë.

Liqeni i Shkodrës gëzon mbrojtje të dyfishtë në letër; nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Por në realitet, ai vazhdon të ndotet nga të dy vendet.

Në shumë pjesë të liqenit, bimësia ka dalë mbi sipërfaqe, ndërsa peshqit po rrallohen për shkak të ndotjes së vazhdueshme nga mbetjet toksike.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHATËRVANI KTHEHET NË KËNETË
Artikulli tjetërÇETINA: HAPËM DISA SHKOLLA SHQIPE NË ITALI