Pesë nxënës të kolegjit “Hasan Riza Pasha” do të përfaqësojnë Shqipërinë në olimpiadat botërore të matematikës që do të zhvillohet në Angli por edhe në një olimpiadë tjetër që do të jetë në Amerikë për biologjinë dhe kiminë. Igli Mlloja dhe Arbër Kopliku janë dy nga 6 nxënësit në rang kombëtar nga

Shqipëria që do të marrin pjesë në olimpiadën e matematikës në Angli
Dea Ademi dhe Niada Barbullushi janë dy nxënëse të tjera që do marrin pjesë në olimpiadën Genius në Amerikë ndërsa tregojnë projektin e tyre ambicioz me të cilin do të prezantohen në mbrojtje të mjedisit

Në Amerikë në olimpiadën Genius do të jetë edhe nxënësja Elma Dema me një ese për liqenin e Shkodrës

Nxënësit e kolegjit “Hasan Riza Pasha” synojnë medalje në dy olimpiadat ndërkombëtare në Agli dhe Amerikë ndërsa edhe më përpara në rang kombëtar por edhe botëror kanë arritur rezultate të larta duke nderuar Shqipërinë me paraqitjet e tyre.

Artikulli paraprakTEPE, I VIHET ZJARRI MBETURINAVE NË MES TË DITËS
Artikulli tjetërDEKLARATA E VOLTANA ADEMIT NE STAR PLUS, REPLIKON EDI RAMA