Eden Hazard zyrtarisht është futbollist i Realit të Madridit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen në faqen zyrtare,

ku ndër të tjera thuhet se belgu do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos” dhe do të prezantohet zyrtarisht më 13 qershor, pasi të ketë përfunduar angazhimet me Belgjikën, në eliminatoret e Euro 2020-ës.

Nuk janë bërë ende të ditura detajet, por paraprakisht thuhet se klubi spanjoll ka derdhur rreth 100 milionë euro plus bonuset në arkat e Chelsea.

Pas Eder Militao, Eden Hazard është përforcimi i dytë e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm, ndërsa revolucioni vazhdon dhe në ditët në vijim priten të tjera afrime të bujshme te madrilenët.

Hazard bëhet një nga 10 lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Është sërish Real Madrid që e kryesoi këtë listë kur ata nënshkruan me Garet Bale për 101 milionë euro në 2013,

por që atëherë rekordi i tyre është thyer shtatë herë ndërsa kryeson Nejmar që u shit për 222 milion euro nga Barcelona tek Parisi ndërsa i fundit në këtë 10-she është Kristiano Ronaldo me 96 milion euro nga Mançester Junajted tek Real Madrit.

Artikulli paraprakVAU-DEJES, INVESTIME NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërNËNKRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË CDU/CSU: PARTITË TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT