Mendoi se do t’ia hidhte lehtë me gjestin e tij por nuk ndodhi kështu. Një qytetar në provincën e Padova-s, Itali hodhi qesen me plehra nga dritarja e makinës por nuk mendoi së ato do t’i ktheheshin sërish në shtëpi.

Kryetari i bashkisë, Cesare Mason falë ndihmësë kamerave me rrugë dhe të disa të rinjve që e ndihmuan gjeti shtëpinë e personit që hodhi plehrat nga makina dhe ia çoi në shtëpi.

“I çova në shtëpi atë që kishte humbur rrugës. Mjaft më me këto zakone të këqija. Por kjo nuk është gjithçka atij do t’i shkojë në shtëpi edhe një gjobë”- ka thënë kryetari i bashkisë.