AMBASADORI HUNGAREZ KOMENTON SITUATËN MES SHQIPËRISË DHE SERBISË. Te tilla situate I ka kaluar edhe Hungaria para disa vitesh dhe besoj qe politika shqiptare dhe ajo serbe do te dije ti kaloje ato. Me keto fjale e ka nisur komentin e tij ne lidhje me incidentet ne stadiumin e beogradit, Ambasadori I Hungarise ne SHqiperi.

Ai eshte shprehur se politika duhet te qendroje larg sportit. “Mendoj qe sporti duhet te jete rreth sportit dhe jo rreth politikes. Jane dy vende mike, Shqiperia dhe Serbia. Jane dy vende apo dy kombe qe jane candidate ne Be, dhe duhet te zgjidhin problemet e tyre.” Lidhur me nje situate te tensionuar ne Ballkan, Heizer eshte shprehur se te gjithe e dime historine dhe duhet te shohim vetem perpara. “Duke pare qe nga pikat historike, nuk ka tensione. Keto jane probleme qe duhen te zgjidhen, dhe mendoj qe keto dy vende jane gati qe ta zgjidhin kete ceshtje. TE gjithe e dine  historine se cfare ka ndodhur, problemet e rajonit, tani problemi I vetem eshte qe keto dy vende te behen pjese e bashkimit europian, dhe per kete duhet nje dialog mes vendeve.” Tensionet mes tifozeve ne stadiumin beogradi, jane kthyer edhe ne nje tension mes politikes, ku vetem gjate se dieles kryeministria rama dhe vucic shtyne viziten e kryeministrit shqiptar ne Beograd.