Zhvillohet në Kostur të Greqisë, takimi i parë dypalësh për linjën hekurudhore Shqipëri-Greqi. Në mbledhjen e parë, i pranishëm nga pala shqiptare ishte Drejtori i Përgjithshëm i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Thimio Plaku, me ekipin përkatës,

ndërsa nga Greqia sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Transportit Thanos Vurdhas si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë dhe deputetë të parlamentit grek nga zona veriore.

Gjatë takimit është diskutuar studimi paraprak i nevojave të zonës si dhe krijimi i draftit përkatës për infrastrukturën e duhur si dhe zgjidhjet alternative për projektin.

Linja hekurudhore Kastoria-Florina- Pogradec përbën segment i linjës Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, përfshihet në programin Interreg-IPA CBS Greece-Albania, si pjesë e Rrjetit Ndëreuropian TEN-T.

Në takim kanë marrë pjesë specialistë nga të dy vendet si dhe zyrtarët e lartë të kompanive hekurudhore të të dy vendeve.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE