Mungesa e mbikalimeve të rregullta e me standarte, e rojeve tek këto mbikalime dhe krijimi i kalimeve të paligjshme, po kthehet në rrezik serioz për jetën e qindra banorëve të cilët banojnë përgjatë linjës hekurudhore ndërkombëtare Shqipëri-Podgoricë.

Gjatë realizimit të kronikës u bëmë dëshmitarë të një situate ,ku na u desh neve vetë të bëjmë rolin e rojes të hekurudhës, në një moment kur jeta e banorëve po rrezikohej

Në mbikalimet e fshatrave të Shkodrës e Malësisë së Madhe ku kalon treni i mallrave në drejtim të Malit të Zi nuk ka as roje e as sinjalistikë. Kjo e bën tepër të rrezikshëm kalimin, si për qindra këmbësore ashtu edhe për automjetet.

Ky rrezik rritet edhe më shumë kur shikon që në këto shina kalojnë shumë fëmijë të vegjël, ndonjëherë të pa shoqëruar nga prindër ,por edhe mosha e tretë, e cila jo në pak raste ka probleme me shikimin apo dëgjimin

Në këtë sistem hekurudhor mungojnë totalisht sinjalistikat, si ato vizuale edhe ato akustike.

Zona rreth hekurudhës , është populluar gjatë 25 viteve të fundit nga banorë të ardhur nga zona të ndryshme.Në përqindjen më të madhe aksidentet në hekurudhë kanë ndodhur në këto mbikalime.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE