Është arrestuar sot Marjana Çmeta.Në prill të vitit 2017 Çmeta helmoi vjehrrën me fotoksine, Lirije Lamin, 48 vjece dhe ngjarja u raportua si vdekje natyrale.

Arresitmi është kryer në Kamëz, ndërkohë që janë shoqëruar edhe katër persona për moskallzim krimi.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.
Finalizohet operacioni “Heshtja e zgjatur”.

Në pranga katër shtetas.Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”,

si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz,

ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Shtetasit Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj,

dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE