Skuadra e Vllaznisë në hendboll para nisjes së kampionatit kombëtar ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Tiranës. Kjo nuk është e vetmja ndeshje sepse një miqësore patën edhe veteranët e ekipit të Vllaznisë me ekipin e Kastriotit të Ferizaj në Kosovë.

Këto përballje u luajtën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Trajneri i kuqebluve Artan Durraj thotë se ndeshje miqësore shërbejnë për lojtarët në prag të kampionatit.

Trajneri i skuadrës kosovarë të Kastriotit të Ferizaj Ismet Jupi shprehet se federata shqiptare e hendbollit duhet të bëjë më shumë që ky sport të zhvillohet.

Vllaznia synon që edhe këtë sezon të bëjë një paraqitje pozitive në kampionat dhe pse jo të arrijë edhe fitimin e trofeve.