Policia Bashkiake e Këlcyrës nuk ka marrë përsipër ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në këtë ndeshje sipas marrëveshjes së arritur.

Dështon takimi i parë i futbollit i vlefshëm për Kategorinë e Dytë, Këlcyra-Tepelena. Policia Bashkiake e Këlcyrës nuk ka marrë përsipër ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në këtë ndeshje sipas marrëveshjes së arritur me FSHF e cila detyron klubet që të paguajnë stjuartë privatë.

Ndërkohë që Policia e Rendit ka qenë jashtë fushës së futbollit të Këlcyrës. Per rrjedhoje takimi nuk u zhvillua. Arbitrat e takimit se bashku me lojtarët e dy ekipeve kanë dalë në fushën e lojës, kanë pritur 45 minuta,

deri në përmbushjen e ardhjes së Policisë Bashkiake, por në stadium nuk u pa asnjë efektiv. Për rrjedhojë ndeshja u anulua dhe lojtarët u kthyen në dhomat e zhveshjes.

Nuk dihet cili do të jetë vendimi i FSHF-së për këtë takim. Takimet e kaluara mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar tensione dhe incidente në fushë dhe marrja e masave nga policia duhet ishte domosdoshmëri për të parandaluar problematikat që mund të lindnin gjatë takim
.

Artikulli paraprak“VETINGU”/ ISP PUBLIKON VIDEON ME PREZANTIMIN E ORGANEVE TË REJA DHE FUNKSIONIMIN E TYRE
Artikulli tjetërVLLAZNIA ARRIN TE MARRE FITORE NE BURREL