Heqja e simbolit të Shqiponjës, është kthyer në mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Vepra prej çeliku e inaguruar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, asokohe kryetar bashkie, është hequr për t’i hapur rrugë ndërtimit të një mbikalimi në kuadër të projektit për Unazën e Re të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Shqiponjën një ‘vulgaritet’, ndërkohë që përgjigjen ia ka kthyer sërish Basha, i cili thotë se kryeministri ka zgjedhur hashashin si simbol kombëtar.

Ndërkohë simboli i Shqiponjës, i vendosur në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është hequr për t’i hapur rrugë ndërtimit të këtij mbikalimi.