Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi platformën “AMBASADA IME”, si një urë më shumë në komunikimin e drejtpërdrejtë mes Ministrisë së Europës e Punëve të Jashtme dhe qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, foli edhe për heqjen e tabelave në Finiq, nga policia.

Rama u shpreh se tabelat janë hequr për t’u rivendosur përsëri, sepse nuk plotësonin standardet.

Rama: Brenda pak ditës u ngrit një furtunë. U ngit këtu e përfundoi andej, për disa tabela rrugore të vendosura pranë një zonë me shumicë minoritare.

Ç’nuk u tha nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr. Ndërkohë që është shumë e thjeshtë tabelat nuk u hoqën sepse kishte lidhje me minoritetin, por sepse ishin jashtë kritereve teknike dhe jashtë parametrave të sigurisë, duke shmangur nevojën e një lejeje që do ti evitonte të gjitha këto pasaktësira dhe shpenzimin e bërë.

Por nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do të fillojë rivendosja e tyre dhe deri të premten do të jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH, mbi bazën e legjislacionit në fuqi dhe mbi bazën e të gjitha kritereve teknike.