Tre muaj pas operacionit antidrogë në Has, ësHtë gjetur i vdekur në banesë një nga turqit që ishte shpallur në kërkim si person i përfshirë në trafikun e drogës.

Lajmin për gjetjen e tij të vdekur në banesë ka ardhur nga Kosova, ku mesa duket shtetasi turk qëndronte i strehuar që prej datës 2 dhjetor 2018.

Bëhet fjalë për Nejdet Cesuroglu, i cili mësohet se është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Në banesë me kufomën është gjetur dhe një sasi heroine.
Dy turqit, Nejdet Cesuroglu dhe Iskander Sale mësohet se kishin një rol kryesor në trafikun e heroinës që përpunohej në laboratorin e Hasit.

Njëri nga dy turqit rezultoi se ishte larguar nga Shqipëria 15 ditë përpara operacionit ndërsa tjetri më parë.

Shtetasit turq kishin rol kryesor për heroinën të cilën e sillnin nga Afganistani dhe më pas ajo përpunohej në Has për tu trafikuar në vendet e BE.