BORDI NDJEK NGA AFËR SKUADREN, GARANTON FINANCAT. Skuadra e Vllaznisë, mund të surprizojë çdo ekip në superiore dhe do të pretendojë si në Kupë dhe në kampionat për të arritur maksimumin.

Këtë bindje ka Luan Heta, një prej anëtarëve të bordit të kuqebluve. Gjatë gjithë fazës përgatitore, bordi ka qenë shumë afër skuadrës, duke e ndjekur në shumë stërvitje, apo takimet që ka patur. Madje sipas Hetës, ky qëndrim pranë skuadrës, tregon dhe përgjegjësinë e bordit për ekipin. Skuadra e Vllaznisë, pritet të ketë një buxhet të ri prej 250 milion lekësh, deri në qershor, pra në përfundimin e këtij sezoni futbollistik. Deri tani, skuadra ka afruar vetëm një lojtar, pikërisht Florind Bardullën. Ndërsa për mesfushorin uruguajan do të jenë mjekët që do të vendosin për aspektin shëndetësorë të tij. Pasi në aspektin teknik duket se ka bindur trajnerin Baldo Raineri. Por dhe kjo do të kërkojë disa ditë për tu vendosur përfundimisht.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/MjNNI6vS2UM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]