BLUTË E SHKODRËS VIJOJNË PUNËN PËR ZBARDHJEN E PLOTË TË NGJARJES. Hetimet për ngjarjen e Dukagjinit kanë vazhduar edhe gjatë orëve të para të së shtunës. Siç njoftohet, dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre tip fouristradë me targa 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit, ku ndodhet një kamping me turist çekë, për në drejtim të Shkodrës.

Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë edhe një person tjetër, banor i zonës.Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, turistët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës duke i lënë të vdekur në vend. Më pas automjeti është rrokullisur nga autorët duke tentuar ta fshehin ngjarjen si aksident.Si në xhamat e automjetit te pjesa e pasagjerit, ashtu dhe në armën që ndodhej brenda në makinë dhe krehërin me fishekë, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.Nisur nga dinamika e veprimeve, policia ka krijuar bindjen se kemi të bëjmë me një kurth të ngritur nga autorët e këtij krimi ndaj dy viktimave. Deri në orët e para të së shtunës ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve të këtij krimi, ndërkohë që dyshimet e policisë janë hedhur për katër persona të moshës nga 18 deri 35 vjeç banues në Dukagjin.

Artikulli paraprakEKZEKUTOHEN TURISTËT ÇEK NË PREKAL
Artikulli tjetër“PËRSHËNDETJA NGA BALLKANI” QË I MORI JETËN