Hetimi tatimor ka pasur nje dite te ngjeshur kete te merkure, ku pervec aksionit dhe konfiskimit te produkteve ushqimore ka vijuar kontrolli ne nje fabrike te importit dhe shitjes se produkteve alkoolike dhe energjike.

Policia gjyqesore dhe hetimi tatimor kane qendruar me shume se 8 ore ne ambjentet e magazinimit dhe administraten e kesaj B.M shpk. Megjithese kane vene ne site te gjithe dokumentacionin hyrje daljet e produkteve ato nuk kane gjetur asnje shkelje.

Nje fakt te tille e ka pohuar edhe avokati i firmes Ilian Celeshi i cili tha se jane te hapur per cdo hetim pasi jane konform rregullave tatimore dhe doganore.

Hetimet e mbajtura ne Shkoder dhe ne Malesine e Madhe jane bere ne bashkepunim me AKU me qellim rritjen e sigurise dhe cilesise ushqimore