Ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja.

Kraja është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja kanë paraqitur rezultatet e hetimit për Krajën, që u bazua në 3 shtylla, aftësitë profesionale, kriteri moral dhe verifikimet për pasurinë.

KPK bëri me dije se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj.

Nga hetimet e KPK-së, Kraja rezultoi se kishte dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë, ndërsa kishte marrë prej vitit 1994 pesë kredi, nga të cilat katër i kishte shlyer dhe një e kishte në proces.

Deklarimi i KPK për prokurorin Arben Kraja
Prokurori ka një apartament banimi në Shkodër. ILDKPKI ka dalë në përfundim se Kraja ka deklaruar saktë burime financiare për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në sitauatën e konfliktit të interesit.

Ne zhvilluam hetim për të treja kriteret për subjektin Arben Kraja. Kraja ka toka arë në bashkëpronësi në fshatin Lalës, Durrës e blerë në vitin 2006 me vlerë 466 mijë lek burim krijimi të ardhurat. Kjo tokë e shitur në 2016. Kraja ka makinë Benz të blerë në 2007.

Apartament 66.6 metër katrorë përfituar me privatizim nga Enti Kombëtar i Banesave. Automjet Volsëagen i blerë në 2015 me vlerë 2 mijë euro. Llogari në bankën Raiffaisen në shumë 2200 lekë. Gjendja në vitin 2017, e pakonsiderueshme.

Llogari bankare në Raiffaisen Invest, në vitin 2017, gjendja 390 mijë lekë. Kemi hetuar kreditë e deklaruara nga subjekti Arben Kraja. Ka një kredi nga Enti Banesave në vitin 1994.

Me vlerë 980 mijë lekë, e shlyer në vitin 2000. Ka dhënë një kredi në vitin 2000 me vlerë 2.5 milionë lekë. Kredi në vitin 2004 kredi e marrë në vitin 2005 me vlerë 15 mijë euro. Dy kredi të tjera me vlerë 1 milionë lekë dhe 50 mijë euro.

Nga hetimet ka rezultuar se prokurori Arben Kraja ka patur të ardhura të ligjshme për Pasuritë e krijuara. Nuk ka bërë deklarime të rremë.

Nga DSIK kemi marrë raport ku thotë se Kraja është i përshtatshëm për të qenë prokuror. Nga vlerësimi profesional rezulton se Kraja është i aftë profesionalisht. Për Krajën nuk ka patur asnjë denoncim.

Vetë prokurori Kraja është shprehur në seancë: “E vlerësoj procesin dhe objektivitetin, kërkoj konfirmim në detyrë. “
Ndërkohë që vendimi për Krajën do të jepet më 17 dhjetor, ora 09:00

Artikulli paraprakJEPET PRETENCA PËR REXHEP RRAJËN, KERKOHET 1 VIT BURG
Artikulli tjetërBLLOKOHET DOSJA ‘HAJDARI’, GJYQTARËT JAPIN DORËHEQJEN, ÇËSHTJA KALON NË KLGJ