Një efektiv i policisë ka mbetur i dëmtuar nga momenti kur protestuesit hodhën fishekzjarrë e mjete të tjera pirroteknike në ambjentet brenda rrethimit të institucionit, në oborr ku ishin vendosur në kordon sigurie efektivë të policisë.

Edhe Policia e Shtetit thotë se “gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Marshimi ndalet tek Parlamenti, protestuesit shkulin gardhin metalik

Nga kryeministria, tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tashmë protestuesit kanë mbërritur para Kuvendit të Shqipërisë.

Ndaj efektivëve të policisë në kordonin e parë të sigurisë, janë hedhur fishekzjarrë nga ana e miliantëve ndërsa vijojnë me thirrjet “Rama IkLideri demokrati Lulzim Basha është parë teksa bisedon në telefon, njëjtë si në çdo protestë tjetër ku ai është në komunikim të vazhdueshëm herë me mesazhe e telefonata teksa tubimet zhvillohen.

Pranë tij janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputetë të tjerë, të cilët qëndrojnë pa fjalime krah protestuesve që vazhdojnë të hedhin fishekzjarrë e flakadanë dhe të prishin gardhin metalik.