Pas hedhjes së rasateve të koranit në liqenin e Ohrit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin me rasate të të tjerë liqeneve të vendit. Ministri Bledi Çuçi ishte i pranishëm ku u hodhën rasatet e krapit në liqenin e Fierzës. Pasurimi i këtij liqeni me krap bëhet për herë të parë pas 15 vitesh. Në total në Fierzë u hodhën rreth 160 mijë rasate krapi.

Në fillim të muajit shtator Këshilli i Ministrave vendosi, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.

Artikulli paraprakPAK MINUTA SHI PËRMBYT TOKAT E BANESAT NË KURBIN
Artikulli tjetër“EDHE NËSE META TEJKALOI KUFIJTË, NUK MUND TË FAJËSOHET” KOMISIONI I VENECIAS PUBLIKON RAPORTIN ZYRTAR