Koronavirus ka gjunjëzuar botën ku viktimat janë të pallogaritshme dhe tmerri e lodhja e tejskajshme e mjekëve është e dukshme në çdo imazh të tyre. Por ka dhe momente gëzimi e lumturie, sidomos kur shërohen pacientët e prekur me COVID-19

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon entuziazmin e dy mjekeve suedeze që kanë përcjellë pacientin e fundit të shëruar nga covid-19 nga spitali.

“Kur pacienti i fundit largohet”, shkruhet krah videos ndërsa kërcimi epik i dy mjekeve është një shpërthimi gëzimi që na përfshin të gjithëve kur i shohim duke u hedhur me duar dhe këmbë nga lumturia nën ritmet e këngës “What a feeling”