Megjithëse nuk ka pasur konfrontime, protestuesit kanë hedhur shashka dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit. “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre. Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve. Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush është protestuesi që është ndjerë keq.

Opozita e bashkuar proteston sot sërish kundër qeverisë. Protesta ka nisur në orën 10:00 në të njëjtën kohë kur Kuvendi zhvillon seancën plenare.

Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit. E para pati konfrontime dhe tentativë për të hyrë në Kryeministri, ku u thyen xhamat e dyerve dhe u përdor masivisht gazi lotsjellës nga ana e policisë. Protesta e dytë u zhvillua paqësore dhe kulmoi me dorëzimin e dorëheqjeve nga mandati në Kryesinë e Kuvendit.

Artikulli paraprakMOTRA NUK DOGJI MANDATIN, DJALI I AZEM HAJDARIT NË PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërSTAR TREND – 05.03.2019