Një person është hedhur nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, në Gramsh.
Mësohet se 84-vjeçari Xh.K. është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dy katëshe, ku si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të shumta.

Ai u dërgua nga të afërmit në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bazuar nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e familjarëve, rezulton se i moshuari ishte i sëmurë mendor dhe akti i rëndë është kryer në kushtet e tronditjes psikologjike.
Gjithsesi për të zbuluar më shumë mbi këtë rast, nga ana e policisë ka nisur një hetim.