Është hedhur sot shorti i Kategorise Superiore për sezonin e ri futbollistik 2017- 2018 i cili do te rezervojë sfida shumë interesante që në startin e ndeshjeve të para.

Java e parë për shkodranët do të nisë në qytetin e Lushnjës përballë ekipit vendas të cilët rikthehen në Superlige pas 5 vitesh. Edhe kampionët në fuqi të sezonit të kaluar,kuksianet e drejtuar nga Ernest Gjoka, do të kenë si kundërshtarë të parë ekipin e Kamzës e cila gjithashtu rikthehet në Siperlige pas disa vitesh që militonte në kategorinë e parë të futbollit.

Partizani ,pas dështimit në Europa League,do të prese në shtëpi ekipin e Laçit ndërsa Skenderbeu do të perballet me Flamurtarin në qytetin e Korçes. Teuta që ka realizuar disa blerje cilësore këtë merkato,ndër to edhe ish-shkodranin e Vllaznisë, Esin Hakaj,do të luaj kundër surprizës së sezonit të kaluar,Luftëtarit e cila prodhoi një lojë të bukur dhe arriti te pozicionohej në vendin e 4-të në tabelen e klasifikimit.

Javët në vazhdim për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu do të jenë si më poshtë:

Java 1 Lushnja-Vllaznia
Java 2 Vllaznia-Teuta
Java 3 Luftëtari-Vllaznia
Java 4 Laçi-Vllaznia
Java 5 Vllaznia-Flamurtari
Java 6 Kamza-Vllaznia
Java 7 Vllaznia-Partizani
Java 8 Kukësi-Vllaznia
Java 9 Vllaznia-Skënderbeu

Ndërkohë që tifozeria e zjarrtë shkodrane edhe këtë sezon pritet të jetë mbështetësja më e madhe e ekipit të Vllaznisë.

Artikulli paraprakRAMA DO EMRA, DEPUTETËT NISIN PUNËN
Artikulli tjetërTOPALLI ME GJERMANËT: VENDI PA OPOZITË