Në ambientet e FSHF-së është hedhur shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore 2018-2019 dhe si zakonisht janë paraqitur Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave Lysjen Nyrishmi.

Dy ekipet e rinj që ngjiten këtë vit në elitë janë Tirana dhe Kastrioti. Pas një viti mungesë sezonin e ardhshm do të kemi rikthimin edhe të derbit të kryeqytetit mes Tiranës të ringjitur në Superiore dhe Partizanit.

Bardheblutë do të rikthejnë derbin e magjishëm me të kuqt i cili do të luhet në javën e gjashtë. Ndërsa do të mungojë klasikja edhe këtë sezon me Vllazninë për të dytin vit radhazi e klasifikuar si përballjet më interesante mes dy rivaleve të përjetshme.

Këtë sezon Kategoria Superiore do të nisë në datën 19 gusht ndërkohë që finalja e Superkupës së Shqipërisë do të luhet në datën 12 gusht mes Skënderbeut dhe Laçit.