Të dhënat zyrtare të orëve të fundit nga KESH janë më shumë se alarmante. Hidrocentrali i Fierzës është vetëm 1 centimetër larg kuotës kritike.

Nga 296 m që eshtë e lejuara, aktualisht është 295.99 centimeter. Situata thuhet se po menaxhohet, ndërsa nuk ka shkarkime as nga Fierza dhe as nga Komani.

Sipas specialistëve, kapërcimi i nivelit 296 metra është një kërcënim shumë serioz për digën e Fierzës, si pasojë e trysnisë që 3 miliardë m3 ujë ushtrojnë mbi të.

Të njëjtët specialistë pohojnë  që sipas rregullores së vitit 1988 që është në fuqi, në muajin mars parashikohet që niveli të mos jetë më shumë se 192- 193 m.

Nëse kalohet ky nivel dhe prurjet janë mbi 600 m3/sek, duhet të nisë menjëherë shkarkimi nga portat për të mos rrezikuar veprën.

Nësë do të ketë rënie të menjëhershme të temmperaturave, pra shkrirje të dëborës, tendenca është që niveli të rritet me shpejtësi. Rregullorja parashikon edhe detaje të tilla, si mosfunksionimi i portave të shkarkimit qoftë në Fierzë, Koman e Vau- Dejës.

Atëhere do të ishim para një katastrofe të vertetë. Po ashtu, as Komani nuk po shkarkon nga portat teksa Vau- Dejës shkarkon vetëm 200 m3/sek.

Specialistët pohojnë se po behet një “lojë” e rrezikshme. Kjo, pasi uji i mbledhur ka vlerë monetare të lartë dhe tentohet të shkarkohet vetëm përmes turbinave për të siguruar para për KESH.

Mirëpo, nëse kushtet atmosferike mund të ndryshojnë papritur, hidrocentralet janë të detyruara të hapin portat dhe atëhere, nëse do të shpëtojnë veprat, e sigurtë është se përmbytja në Nënshkodër do të kthehet edhe me egërsisht se dari tani.