Inspektoriati Shendetesor Shteteror ka nisur nje aksion per te identifikuar problemet ne subjektet e kontrolluara prej tyre ne zonat turistike te plazhit te Shengjinit dhe ate te Tales.

Kushtet Higjeno-Sanitare jane shkelur me mangesi ne dokumentacion dhe sipas drejtorit te ketij inspektoriati Eltar Deda, kjo problematike perkthehet ne mangesi edhe ne sherbim.

Nje pjese e trupes inspektuese eshte perqendruar ne zonen e Shengjinit, ndersa nga keta te fundit kerkohet edhe bashkpunimi i pushuesve per te denoncuar abuzimet si dhe inspektoret qe nuk kryejne punen e tyre.

Deda ka konfirmuar se ka patur edhe mbyllje te aktivitetit per rastet kur jane konstatuar abuzime dhe nuk eshte lejuar ha[ja deri ne permbushjen e kushteve.

Ne rajonin e Lezhes deri tani jane bere me shume se 156 inspektime per kushtet Higjeno-sanitare, detyrime qe per inspektoriatin duhet te permbushen nga te gjitha subjektet.