Gara për Shtëpinë e Bardhë.

Kandidatja demokrate per Shtëpinë e Bardhe, Hillary Clinton arriti një fitore te thelle ne Karolinen e Jugut përballe rivalit te saj Bernie Sanders me mbi 75 perqind te votave. Ndonëse ky rezultat pritej, fitorja i jep me shume siguri Clinton përpara votimit ne 11 shtete amerikane javën e ardhshme. “Fushata po behet kombëtare. Ne do te garojmë per çdo vote ne çdo shtet. Nuk do te marrim asgjë te mirëqene. Pavarësisht atyre qe dëgjoni, ne nuk kemi nevoje ta bëjmë amerikane me te madhe, pasi ajo s’ka reshtur kurrë se qeni e tille”. Sanders pranoi humbjen dhe uroi rivalen, por deklaroi se fushata sapo ka nisur. Kjo është fitorja e tretë në katër shtete për Clintonin, pasi ajo fitoi edhe ne Iowa dhe Nevada. Ndërsa Sanders është shpallur fitues vetëm në New Hampshire. Ne kampin republikan Donald Trump renditet i pari me tre fitore.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFUTBOLLISTI I VLLAZNISË JASHTË RREZIKUT
Artikulli tjetërAKSI KOTËRR-NËNSHAT, NGËRÇ I BASHKISË LEZHË