Një 33-vjeçar me iniciale E.D. banues në Shkodër ka rënë në prangat e policisë pasi po qarkullonte me armë zjarri pa leje në Himarë. Ai u ndalua rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në afërsi të një karburanti.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet arma e zjarrit tip pistoletë të cilën e mbante në brez dhe 8 fishekë.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.

Artikulli paraprakLSI DHE PR DORËZON NË KQZ KËRKESËN PËR REGJISTRIM NË ZGJEDHJET E 13 TETORIT
Artikulli tjetërANTI-INFORMALITETI/ DENAJ: ‘STOP ‘MARIFETEVE’ TË BIZNESEVE PËR T’I SHPËTUAR NDËSHKIMEVE, DO KETË NDRYSHIME NË LIGJ