Një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua në kanalin e ajrimit në qendrën tregtare Sarca në Sesto San Giovanni të Milanos, ku edhe kishte hipur për të bërë një selfie.

Mediat italiane bëjnë me dije se adoleshenti ishte ngjitur në çatinë e strukturës së bashku me një grup miqsh dhe kur vunë re se u pikasën nga rojet e sigurimit u munduan të largoheshin me vrap.

Por për 15-vjeçarin kjo ‘arratisje’ rezultoi fatale pasi ai ra nga 25 metra lartësi duke gjetur vdekjen.I riu u transportua në kushte shumë të rënda në spitalin e Niguarda, ku edhe humbi jetën.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ARRIN TE MARRE FITORE NE BURREL
Artikulli tjetërVODHI 140 MIJË LITRA VAJ NGA SPITALI I RODOSIT, ARRESTOHET SHQIPTARI