Paraditen e sotme është mbledhur Këshilli i Legjislacionit në një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të diskutuar mbi propozimin e PD dhe LSI për vettingun në politikë.

Por deputeti i PD, Alibeaj, i cili ishte i vetëm nga opozita u shpreh se kjo është një seancë hipokrizie, pasi shumica nuk e do vettingun.

‘Po bëjnë teatër për të blerë kohë. Sot po luajnë teatrin hipokrit të radhës’. Pas debatit me Ruçin dhe akuzave për ngjarjet e fundit politike, ai u largua nga mbledhja e komisionit, ndërsa diskutimi vijoi vetëm me përfaqësuesit e shumicës me shoqërinë civile.

Opozita dorëzoi në datë 7 shtator në Kuvend projektligjin për vettingun në politikë, por që nuk përfshin familjarët, ndërsa shumica e ka dërguar për konsultim në Komisionin e Venecias.