Një nga firmat më të mëdha të duhanit në botë, “Philip Morris” është akuzuar së fundi për hipokrizi, për shkak të fushatës së re publicitare që u bën thirrje duhanpirësve të heqin dorë.

Prodhuesi amerikan “Marlboro” njoftoi se lëvizja ishte “një hap i radhës i rëndësishëm” në objektivin e tij për “të ndalur përfundimisht shitjen e cigareve”.

Por, organizata “Kërkime mbi kancerin” (CRUK) tha se firma në fjalë, thjesht sa po përpiqet të promovojë alternativat e saj të duhanpirjes, si për shembull cigarja elektronike.

“Duket si një lojë hipokrizie”, thuhet në reagimin e saj, duke theksuar se firma promovon ende duhanpirjen jashtë Britanisë së Madhe.

“Mënyra më e mirë sesi Philip Morris mund të ndihmojë njerëzit t’i japin fund duhanpirjes është të ndalen së prodhuari cigare”, tha George Butterworth, menaxher i politikave të duhanit në CRUK.

Organizata bamirëse thotë se duhanpirja nxit shkaktarë të parandalueshëm të kancerit, ndaj inkurajon njerëzit të heqin dorë totalisht nga duhanpirja, përfshi edhe përdorimin e cigareve elektronike.

Në Britaninë e Madhe, shumica e formave të reklamimit apo promovimit të duhanit janë të ndaluara, ndërsa rregullat e prezantuara vitin e kaluar detyrojnë që cigaret apo paketat të shiten në pako të gjelbërta.

“Philip Morris” është shprehur edhe më herët se dëshiron të ecë drejt një të ardhmeje pa duhanpirje. E si shumë firma të tjera duhani, “Philip Morris” po zhvendos fokusin drejt produkteve të reja për zëvendësimin e cigareve, teksa numri i duanpirësve sa vjen e bie në Britani.

Në tregjet e ishullit, “Philip Morris” shet disa alternativa, përfshi edhe produkte duhani të nxehtë, apo të ashtuquajturat “Iqos”, sikurse edhe “Nicocig”, “Vivid” dhe “Mesh”, që të treja këto të fundit marka cigaresh elektronike.

Artikulli paraprakPËRFSHIRJA NË TVSH, BUJTINAT NË VALBONË MBYLLIN AKTIVITETIN
Artikulli tjetërXHAFAJ BËN BILANCIN E OPERACIONEVE: GODITËM 4 GRUPE KRIMINALE, 27 TË ARRESTUAR