Një zyrtarë i hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë të dyshuar si sekserë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Prokurororia e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë hipotekës së Shkodrës, i dyshuar për veprën penale korrupsion pasiv.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe shtetasin Sokol Tirana i dyshuar për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë Joan Zefi dhe Ndoc Tara. Edhe këta shtetas akuzohen për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas burimeve nga prokuroria shtetasi Sokol Tirana dyshohet se ka përfituar shumën 1 mijë euro nga 2 shtetasit Joan Zefi dhe Ndoc Tara në mënyrë që nepërmjet juristit të

hipotekës Mirjan Bletaj të krijoheshin lehtësira për të përshpejtuar procedurat për një dosje pronësie të depozituar në zyrën e regjistrimit të pasurive.

Pagesa prej 1 mijë euro ishte lënë që të bëhej në një lokal në afërsi të hipotekës së Shkodrës dhe në ato momente policia ka ndërhyrë duke arrestuar dy shtetasit Ndoc Tara dhe Joan Zefi.

Më pas janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë, juristi i hipotekës Mirjan Bletaj dhe Sokol Tirana.

Sipas burimeve pranë policisë katër të arrestuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre për korrupsion pasiv dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike duke thënë se nuk kanë lidhje për çfarë dyshohen.

Edhe më përpara në hipotekën e Shkodrës ka patur raste kur drejtorë apo edhe ish-punonjës janë akuzuar për “shpërdorim të detyrës”

apo korrupsion pasiv por deri më tani nuk ka anjë të dënuar pavarësisht akuzave të ngritura apo arrestimeve të bëra herë pas here gjatë këtyre viteve të fundit.

Pak ditë më parë ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj tha se shumë shpejt do të ketë raste konkrete me arrestime në zyrat e hipotekave për çështje korrupsioni dhe siç duket ka nisur nga Shkodra.