Nëntë shërbime kryesore në hipotekë që zënë 50% të volumit të punës do të merren nga qytetarët për 48 orë. Një gjë të tillë e rikonfirmoi edhe në Shkodër drejtori i përgjithshëm i hipotekës Valdrin Pjetri i cili mori pjesë në analizën njëvjeçare të zyrës së regjistrimit të pasurive në Shkodër.

Ligji i ri pritet që të japë një zgjidhje edhe për një prej problemeve kryesore që është mbivendosja e pronave.

Edhe drejtori i hipotekës në Shkodër Genc Berhani pavarësisht se ka pak kohë që është emëruar shprehet se shërbimet po jepen me shpejtësi.

Në analizën e zhvilluar në hipotekën e Shkodrës drejtori i përgjithshëm përveçse është njohur me punën e bërë por edhe problemet kryesore është shprehur se tashmë qasja ndaj qytetarëve duhet të jetë ndryshe për të dhënë shërbimin e shpejtë.