Kjo është ish-fabrika e duhanit në qytetin e Shkodrës. Dikur aty punonin 2800 persona. I gjithë duhani që prodhohej në Gurin e Zi, Postribë dhe Malësinë e Madhe grumbullohej dhe magazinohej në këtë ndërtesa të mëdha që tashmë kanë nisur të shemben. Kjo është një prej magazinave ku qëndronin tonelatat e duhanit të shkatërruar.

Ashtu si të gjitha kapanonet e tjera edhe kjo është totalisht e shkatërruar.Një punonjës i ish-fabrikës së duhanit në Shkodër Shaqir Bajraktari tregon përvojë e tij 34 vjecare në këtë vend për të cilin ai ka nostalgji edhe sot,

Teksa tregon për proceset fermentimit e përpunimit , e magazinimit te duhanit Shaqiri shpreh dëshirën që të rikthjehej edhe njëherë në vendin e punës së tij me të cilin ai mbante familjen e ndërsa sot 5 anëtarët e familjes së tij ndodhen në kushte të vështira ekonomike

Shaqiri tregon se nëse në rast se këto godina do të viheshion në punë dhe duhani që prodhohet në Postribë, Gurin e Zi apo edhe Malësinë e Madhe përpunohet dhe fermentohet atëherë pa frikë konkuron në tregun e sotëm

Vetëm një pjesë e ish-fabrikës është privatizuar por aty nuk prodhohet duhan por këpucë. Të gjitha godinat e tjera të mëdha kanë degraduar.

Si shkak i mosfunksionimit të kësaj fabrike por edhe të asnjë fabrike tjetër të ligjshme për prodhimin e duhanit bën që me tonelata të qëndrojnë stok në dyert e fermerëve që e prodhojnë atë.

Artikulli paraprakSHKODËR, FAMILJA E BASKETBOLLIT FESTË PËR FUNDVITIN
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTË PËR PARAPLEGJIKËT