Ky është Luigj Maçaj nga fshati Shirq i njësisë Dajç i cili akuzohet se eshte debitor ndaj OSHEE për mospagesat e energjise elektrike.

Luigji thotë se ka nënshkruar kontatën dhe në cdo muaj ka paguar detyrimet përkatëse, për 14 muajt në të cilat ai rezultonte debi.

Mirëpo si për çudi pagesat e tija nuk rezultojnë pranë sporteleve të OSHEE, e vetmja deshmi e së vertetës kanë mbeturat faturat që disponon Luigji, por që askush nuk I merr parasysh .

Nga ana tjetër Luigji ngre akuza për mbifaturimet e energjsë elektrike. Sipas tij është e habitshme sesi askush nuk i kontrollon matësat dhe nuk sjell asnjë faturë por gjithcka kryhet përmes faturimeve aforfe,

e gjitha kjo një shkelje nga ana e OSHEE në kundërshtim me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë.

Ky është një rast që bie si këmbanë alarmi nga ku për qytetartët kryhet shkelje nga ana e institucioneve .

Artikulli paraprakREXHVELAJ DENONCON DHUNËN NË SHKOLLËN E GRUEMIRËS
Artikulli tjetërPROJEKT PËR PASTRIMIN E KANALEVE KULLUES