Kjo është Hamide Asllani. Për 40 vite ajo i shërbeu bluzave të bardha duke ia kushtuar me profesionalizëm këto vite të jetës në shërbim të shendëtësisë.

Me banim në lagjen “Xhaferraj” të Oblikës në njësinë Administrative të Anës së Malit Hamidja edhe pse tashmë prej disa vitesh ka dalë në pension nuk e ka ndaluar pasionin e saj.

Duke qënë se në këtë zonë nuk ka qëndër shëndetësore ajo ka vendosur që një ambjent të shtëpisë ta vërë në dispozicion të komunitetit të zonës.

Aty gjen medikamente të ndryshme mjekësore deri tek serumat të cilat i përdor në raste kur banorët shfaqin probleme shëndetësore dhe drejtohen asaj

Ali Asllani tregon se këtë shërbim bashkëshortja e kryen në mënyrë vullnetare
E ndërtuar që prej gati 8 vitesh, qendra shëndetësore në lagjen “Xhaferraj”, nuk është vënë asnjëherë në funksion.

Edhe pse ka patur një investim të mirë për t’ua ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të.

Sot, pas gati 8 vitesh ndërtesa në afërsi të kësaj lagje është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion, në mënyrë që banorët e kësaj zone të marrin shërbimin të cilët i drejtohen tashmë zonjës Hamide e cila mesa duket I ka sfiduar vitet e moshës

 

 

 

Artikulli paraprakDORËZIMI I BASHKISË, ADEMI KËRKON KOMISION NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetër31 % E FAMILJEVE SHQIPTARE NUK SIGUROJNË JETESËN BAZË