Kur ish-bashkëshorti erdhi i alkoolizuar dhe tentoi të mbysë fëmijët e tij Lule Lleshaj nuk duroi më dhe i dha fund martesës prej 15 vitesh.

Në 15 vite martesë Lule Lleshaj bashkë me 4 fëmijët e saj nuk mban mend asnjë ditë të mirë me ish-bashkëshortin. Prej 7 vitesh ajo është divorcuar dhe ka nisur një jetë të re me fëmijët e saj.

Lule Lleshaj mes vështirësive gjeti mbështetje tek Programi Sos Fshatrat e Fëmijëve. Aty familja e saj mori një rrugëtim tjetër.

Menjëherë nisi që të punojë për të mbajtur familjen e saj dhe gradualisht Lulja dhe fëmijët e saj ia kanë dalë. Ende sot kanë vështirësi sepse banesa është e vogël dhe mundësitë nuk i kanë të mëdha por nuk i kanë ndalur përpjekjet asnjëherë.

Lule Lleshaj pas 7 vitesh nga divorci i saj dhe sot kur si kryefamiljare është fuqizuar, ajo ka një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë shkodrane.

Fëmijët e Lule Lleshaj janë në shkollë, 3 prej tyre ndërsa vajza e madhe ndodhet në Itali duke u përpjekur të bëjë dokumentet. Pavarësisht kalvarit të vuajtjeve kjo grua dhe familja e saj me ndihmën e Programit Sos ia kanë dalë.