100 vite më parë Padër Anton Harapi udhëtoi me anije drejt Tuzit dhe sot pas një dekade në mënyrë simbolike shqiptarët e Malit të Zi në një udhëtim me anije nëpër liqenin e Shkodrës i rikthyen vizitën Padër Anton Harapit.

Pjesë e grupit që përjetuan këtë udhëtim ishin edhe organizatorë të veprimtarive artistiko-kulturore të malësisë së Tuzit. Një ndër ta është Pashko Gojcaj famullitari i Tuzit.

Për miqtë shqiptar nga Mali i Zi udhëtimi u cilësua unik. Emocionet që ata përjetuan ishin të mëdha.

 

Kompozitori Zef Coba i cili ishte në rolin e mikpritësit iu dhurua nga miqtë malazez një ikonë e kristaltë e patriotit Dedë Gjo Luli.

Për gazetarin e Radio Televizionit Crne Gore ne Mal të Zi Gjokë Dukaj duhet të shikohet mundësia që shteti të ndërtojë një linjë ujore e cila të lidhe dy shtetet fqinje.

 

Ndërkohë për banorët e Shirokës dhe vizitorët e pranishëm kjo anije me turistë ngjalli kureshtje sapo shkeli brigjet e liqenit të Shkodrës.