BALAJ E CANA: TË RUAJMË VAZHDIMËSINË.

Një eurogol i Bekim Balës i shënuar ndaj Portugalisë i ka dhënë një nga fitoret më të mëdha të Shqipërisë në të gjitha kohërat. Një nisje në mënyrën më të mirë të fazës eliminatore Euro 2016 me një fitore në një fushë tejet të vështirës si ajo e Portugalisë së Ronaldos, megjithëse mungoi në këtë ndeshje.

Ishte minuta e 52-të, kur pas një krosimi nga krahu i djathtë të Roshit, Bala do të koordinohej në mënyrë të përkryer e do ta dërgonte topin në rrjetën e portugezëve.  Më pas të besuarit e De Biasit luajtën me zemër deri në sekondën e fundit të ndeshjes, si rrallë herë, duke i bërë rreth 30 mijë vendas të pranishëm në stadium të ngrenë shamitë e bardha në shenjë proteste ndaj kombëtares së tyre.  Pas kësaj fitoreje Shqipëria është me 3 pikë të plota në krye të grupit së bashku me Danimarkën, e cila mundi 2-1 Armeninë.
Menjëherës pas ndeshjes Balaj dhe Cana janë shprehur mjaft të kënaqur me fitoren madje kanë kërkuar që të ruhet kjo ecuri pozitive në ndeshjet e tjera.

Bekim balaj:  Janë tre pikë me Protugalinë, askush nuk e priste. Erdhëm ëktu për të zhvilluar një lojë të mirë. Ne duhet të japim maksimumin si me Portugalinë në çdo ndeshje të grupit. Përsa i përket golit mund të them se ishte i shkëlqyer, ia dedikoj familjes sime e sigurisht të gjithë shqiptareve. Cana: mendoj se ishte një start përfekt me fitoren ndaj Portugalisë që ishte favoritja e grupit. Besoj se është historike për ne të fitojmë ndaj një skuadre të madhe si Protugalia. Jam shumë i kënaqur për popullin tim pasi kjo fitore është për to. Duhet të shohim se si do të shkojmë në ndeshjet e tjera, pasi ne duhet të fitojmë sa më shumë pikë në shtëpi në mënyrë që të synojmë kualifikimin. Ky start na jpe besim të luftojmë deri në fund për kualifikimin. Përsa i përket ndeshjeve të tjera në grupin  I, Danimarka ka arritur një fitore të lehtë ndaj Armenisë me rezultatin 2-1. Ndërkohë që Serbia ka qenë pushim, ndonse ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Francën. Për këtë fitore historike kanë shkruar dhe mediat e ndryshme botërore, dukë vlerësuar maksimalisht shqipërinë, por në të njëjtën kohë duke kritikuar dhe lojën e portugezëve, të cilët u mposhtën në shtëpinë e tyre. Gjithsesi fitorja e shqipërisë, i jep asak mundësinë që të punojë më shumë për të shpresuar tek një kualifikim historik në euro 2016.