Është historike. Vllaznia në futboll për femra ka arritur mes 32 ekipeve më të mira të Ligës së Kampioneve. Vajzat shkodrane për herë të parë në historinë e tyre por edhe të futbollit shqiptar për femra arritën që të kalojnë grupin duke u renditur në vend të parë me 7 pikë. Vajzat kuqeblutë në ndeshjen e fundit që e kishin tejet të rëndësishme për kualifikimin morën një barazim në shifrat 1-1 ndaj ekipit vendas të Gintra, barazim ky që i mundësoi skuadrës kuqeblu këtë kualifikim historik.

Ekipi vendas shënuan të parët porn ë minutën e 78’ Vllaznia fiton një penallti që kthehet në gol nga Megi Doçi ndërsa e gjithë ndeshja përfundoi 1-1 duke bërë Vllaznia të realizojë ëndrrën e saj të kualifikimit, gjë të cilën e pret prej disa vitesh radhazi. Katër vjet më parë Gintra fitonte 5-0 ndaj Vllaznisë ndërsa tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe është Vllaznia ajo që triumfoi në grup. Pas këtij kualifikimi historik mes 32 ekipeve më të mira Presidenti i Vllaznisë Lazër Matija u shpreh se është

“Një emocion i madh dhe i papërshkrueshëm. Realizuam atë që kishim premtuar dhe ëndërruar duke treguar se futbolli shqiptar mund të ngrihet në nivele të larta. Vërtetë jam lodhur shumë nga puna e bërë dhe po ashtu edhe investimi, por ia vlen. Vllaznia tashmë është në Europë mes më të mirave. Jemi duke bërë dicka që tek meshkujt nuk është arritur dhe aq më tepër jemi në 10 vitet e para të ekipit tonë.

Është dhurata më e bukur për 100 vjetorin e klubit të Vllaznisë së meshkujve dhe për 10 vjetorin krijimit të klubit të femrave. Ne synojmë të ecim akoma dhe më shumë përpara.”-tha Matija. Menjëherë pas kualifikimit nuk kanë munguar urimet teksa fillimisht kryetarja e bashkisë Shkodër uroi vajzat kuqeblu duke thënë se Shkodra dhe Vllaznia shkruajnë gjithmonë historinë. Një urim bëri edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka teksa shkruan “Bravo Vllazni.

Kualifikimi i Vllaznisë në UEFA Ëomen’s Champions League është padiskutim një histori suksesi që duhen ndjekur nga të gjithë dhe një burim frymëzimi për të investuar akoma më shumë te futbolli femrave”. Vllaznia e femrave do të rikthehet në Shkodër për të vijuar

sërish stërvitjen nga ku do të presë edhe shortin mes 32 ekipeve më të mira që hidhet me 16 gusht në Nion të Zvicrës. Vllaznia në turin e dytë që do jetë me 11 shtator mund të përballet me ekipe si Lioni, Ëolfsburgu, PSG, Barcelona, Bajern Mynih, Manchester City, Atletiko Madrid, Sparta Pragë, Fiorentina apo edhe ndonjë skuadër tjetër.