Më shumë se 500 shqiptarë janë dëbuar nga Holanda, ndërsa të gjithë kishin shkuar për të kërkuar azil ekonomik.

Vetëm ditën e djeshme autoritetet kanë kthyer në Tiranë 30 azilkërkues shqiptarë. Sipas të dhënave të autoriteteve holandeze, të cituara nga AP, janë 1650 shtetas, që kanë kërkuar azil në këtë vend për nëntë muajt e fundit. Shqipëria është shpallur një vend i sigurt origjine kështu që asnjë prej tyre nuk do të përfitojë azil. Vitin e kaluar, rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së në kërkim të standardeve më të mira për jetë dhe punë, shumica prej tyre në Gjermani, e cila, po ashtu i ka dëbuar.

Artikulli paraprakTERMET NE JUG TE SHQIPERISE
Artikulli tjetërARRESTOHEN 3 SHTETAS PËR VEPRA PENALE TË NDRYSHME