PRESIDENTI FRANCEZ PREMTON SE DO TË RESPEKTOHEN TË GJITHA FETË.Presidenti francez Francois Hollande ka premtuar se vendi i tij do të mbrojë të gjitha fetë, përfshirë dhe muslimanët e zakonshëm, duke thënë se ata janë viktimat kryesore të radikalizmit.

“Muslimanët francezë kanë të njëjtat të drejta si të gjithë francezët e tjerë. Ata janë viktimat e para të fanatizmit, fondamentalizmit dhe intolerancës. Ne kemi detyrim për t’i mbrojtur. Ligji duhet të zbatohet në të gjitha vendet e kultit si kisha, xhamia dhe sinagoga. Aktet anti-muslimane dhe anti-semite duhen dënuar dhe ndëshkuar”,- ka thënë Hollande gjatë një fjalimi në Institutin e Botës Arabe në Paris në të cilin nuk harroi të falenderojë të gjithë arabët për solidaritetin e treguar ndaj sulmeve terroriste në Paris.

 

Duke iu drejtuar muslimanëve në botë Holande theksoi: “Franca është një shtet mik, por ka rregullat, parimet dhe vlerat që i ka të panegociueshme. Kjo është liria dhe demokracia”.