KARRIERA E SAJ NË HOLLIVUD ZGJATI PËR PLOT 7 DEKADA .Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur Lauren Bacall. Karriera e saj në Hollivud zgjati për plot 7 dekada, me nje debutim të paharrueshëm që në moshën 19-vjeçare, përkrah bashkëshortit të saj, Humphrey Bogart, në filmin “To Have and have not”

.Pas më shumë se 50 vitesh karrierë, me rolin e saj në filmin “The Mirror Has Two Faces” aktorja fitoi çmimin “Golden Globe” dhe u nominua për çmimin “Academy Award”.Lauren Bacall lindi në Brooklyn, New York në vitin 1924 dhe u shndërrua që në moshë të re në një nga yjet më të mëdha të kinemasë botërore, e njohur veçanërisht për zërin e saj dhe për pamjet mahnitëse.Në një profil në Twitter, djali i saj shkruajti: Me dhimbje të thellë, por me mirënjohje të madhe për jetën e saj të mahnitshme konfirmojmë largimin nga kjo jetë të Lauren Bacall.Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj. Në vitin 2009, Lauren u nderua me një çmim ‘Oscar’, në shenjë mirënjohje për rolet e saj në shumë filma.Lauren Bacall do të mbahet mend gjatë si një nga femrat më të bukura dhe më të fuqishme të Hollivudit e në të gjithë historinë e filmit. Pas suksesit në filmin e parë “To have and have not”, Lauren performoi me rradhë në filmat “Key Largo”, “The Big Sleep” dhe “Dark Passage”, sërish përkrah aktorit Bogart, me të cilin u martua në vitin 1945.Çifti lindi dy fëmijë, ndërsa Bogart u nda nga jeta në 1957. Më pas aktorja u martua me Jason Robards, me të cilin solli në jetë fëmijë të tjerë. Gjatë karrierës së saj, Bacall ka luajtur në më shumë se 30 filma përfshirë këtu edhe prodhimet e njohura e të suksesshme si “How to Marry a Millionaire” apo “Murder on the Orient Express”.Në 1970 Lauren fitoi çmimin “Tony Award”, ndërsa në 1981 çmimin “Gruaja e vitit”. E para që shprehur dhimbjen për humbjen e Lauren Bacall ishte aktorja Barbra Streisand, me të cilën Lauren performoi në filmin “The Mirror Has Two Faces”.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/AsyY9msH05Q?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]