Studiuesit dhe shkrimtarit të shquar shkodran Isa Alibali i është dhënë lamtumira e fundit. Aty ku punoi për 13 vite si drejtor, në teatrin “Migjeni”, miq, të afërm, familjar dhe qytetar të Shkodrës morën pjesë në homazhet në nder të tij.

Në këtë ditë kur një emër si Isa Alibali përcillet në banesën e fundit artistët nuk mund t’i mbajnë lotët.

Isa Alibali ia dedikoi gjithë jetën e qytetit të Shkodrës. Solli përmes studimeve të tij dhjetra vepra për artin, kulturën dhe për shumë emra të qytetit të Shkodrës që kontribuan për vite me radhë.

Në 13 vitet e drejtimit të teatrit “Migjeni” la një shenjë ndërsa u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare duke mos i bërë ballë sëmundjes.