Një lajm tronditës vjen nga mediat e huaja ku shkruajnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet se ka ekzekutuar një gjeneral duke e bërë ushqim për piranjat.

Gjenerali që mendohet se ka pësuar fatin tragjik akuzohet se për komplot ndaj penjanit të Koresë së Veriut. Gjenerali emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur mendohet se është futur i gjallë në një akuarium të mbushur me piranja që është i ndërtuar në rezidencën luksoze të Rezidencës Ryongsong të Kim, në Pyongyang.

Sipas mediave të huaja gjeneralit ‘anonim’ para se të hidhej në pishinë iu bënë disa të çara në trup në mënyrë që të rridhte gjak, gjë e cila bën që peshqit piranja të afrohen dhe të hanë ‘prenë’ e tyre.

Kujtojmë se piranjat janë peshq mishngrënës me dhëmbë të mprehta që mund të heqin mishin nga një kufomë brenda pak minutash.

Artikulli paraprakARRESTOHET ZYRTARI I BURGUT NË ITALI, NDIHMOI SHQIPTARIN TË FUSTE CELULARË, KOKAINË DHE HASHASH NË QELI
Artikulli tjetërKËPUTI LIGAMENTET, NEYMARR RREZIKON TË MBYLL KARRIERËN