Një burrë ka humbur jetën pasditen e sotme në Londër, në një aksident që përngjan me një skenë të shkëputur nga filmat horror.

Sipas mediave britanike, pasagjeri kishte dalë në dritaren e trenit me të cilin udhëtonte, kur iu pre koka nga një tjetër tren që kaloi pranë. Ai mësohet se udhëtonte me trenin e linjës Gatwick Express, kur vendosi që të dilte në dritare. Ngjarja e tmerrshme, sipas “Mirror”, ndodhi në sy të një gruaje që ishte bashkë me të bijën, sapo treni po hyri në stacionin Wandsworth Common, në jug të Lodrës.

Artikulli paraprakMANCHESTER UNITED FITON KUPËN E ANGLISË
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU: SHUMË FËMIJË PO VDESIN NË LUFTËN E SIRISË