Banorët e fshatit Hot I Ri kanë shprehur ankesen e tyre lidhur me cilësinë e ujit të autoboteve që bashkia Shkodër në bashkëpunmim me Ujësjellës Kanalizime kanë venë në

dispozicion në këtë zonë për shkak të tharjes së puseve. Sipas banorëve uji është I turbullt dhe nuk përdoret për tu pirë e as për të gatuar.

Banorët ankohen dhe për sasinë e ujit.

Nga ana tjetër banorët thonë se nuk është nevoja për te sjellë autobote por bashkia të lëshojë ujin në rezervatin kryesor I cili duhet të kalojë përmes tubit që furnizon të gjithë fshatin.

Prej rreth 20 vitesh fshati Hot I Ri vuan mungesën e ujit të pijshëm por tani situata është rënduar së tepërmi pasi dhe puset kanë tharë .Banorët kërkojnë që të lëshohet uji në rezervatin kryesor që furnizon të gjithë fshatin .

 

Artikulli paraprakGJERMANIA KËRKON PUNËTOR, KËSHTU MUND TË PRANOHENI
Artikulli tjetërPROJEKTI “100 FSHATRAT”, NIS PUNA NË QELËZ