Prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pishëm e për pasojë janë detyruar të konsumojnë ujin e puseve. Por situata përkeqësohet dhe më tepër pasi dhe kanali vaditës që furnizonte puset nuk funksionin më,

uji është ndërprerë pa ditur arsyen, e për pasojë janë shterruar dhe puset duke lënë kështu rreth 1000 banorë të fshatit Hot i Ri të njësisë Rrethina ne kushte të vështira jetese.

Banorët të shqetësuar tregojnë situatën me të cilën po përballen që prej dy javësh.

Banorët thonë se jetesa në këto kushtë është berë mjaft e vështirë, për ta .

Ata i bejne apel pushteti qendror dhe vendor per zgjidhjen e kësaj problematike e cila është jetike për ta .

Sic shikohet dhe nga pamjet fshati ka marrë pamje thatësire puset kanë shterruar dhe për të mos mjaftuar dhe shqetësimi I banoreve të cilët e kanë të pamundur të qendrojnë në kushtë të tilla.

Mungesa e ujit të pishëm është një problematike e cila prek pothuajse 80 përqind të qarkut të shkodrës . Pavarësisht apeleve të kryera nga banorët ende nuk është bërë asgjë nga institucionet përgjegjëse.